ULËRITËSE/ KJO ËSHTË VALBONA SOT! SHPËRTHEN GAZETARI: JA ÇFARË I KA BËRË BARBARIA, MBAJENI MEND

Këto janë pamjet e betonizimit të perlës së Shqipërisë, Valbonës. Fotot u bënë publike ditën e djeshme nga profesor Ervin Goci ndërsa sot edhe Mentor Kikia, gazetari i njohur jep alarmin për ç’po ndodh në Valbonë. “Mbajeni mend! Nuk është dëmtuar thjeshtë Valbona. Ne kemi hyrë në histori sesi një qeveri ka shkatërruar një mrekulli të natyrës, për interesat e një sipërmarrësi. Nëse HEC-i në Valbonë do të shpëtonte Shqipërinë, atëherë me ndërgjegje të plotë do ti “thonim” Valbonës: Na fal, por na duhet të të bëjmë kurban”, shkruan Kikia. KOMENTI I PLOTË NGA MENTOR KIKIA: Kjo është Valbona sot! Lumi që deri dje nuk gjente qetësi asnjë çast, por vetëm shkumëzonte duke u derdhur nëpër gurë e shkëmbinj. Lumi që ka ujin më të kaltër se qielli në ditët e tij më të pastra. Pra ky lumi që mbajmë mend ne, nuk është më. Ja çfarë i ka bërë barbaria. Nuk është një punë ilegale apo pirate. Eshtë një investim me vendim qeverie. I firmosi Berisha ndërsa kishte prerë biletën e ikjes nga qeveria. Nuk e ndaluam dot ne me shkrime e kritika. Nuk e ndaluan dot as ata më kurajozët, që protestuan e u përplasën me rojet e kompanisë. Nuk e ndaluan dot as me gjyqe. Sepse ky shkatërrim mban vulë qeveritare. Mbajeni mend! Nuk është dëmtuar thjeshtë Valbona. Ne kemi hyrë në histori sesi një qeveri ka shkatërruar një mrekulli të natyrës, për interesat e një sipërmarrësi. Nëse HEC-i në Valbonë do të shpëtonte Shqipërinë, atëherë me ndërgjegje të plotë do ti “thonim” Valbonës: Na fal, por na duhet të të bëjmë kurban. Por Valbona është futur në kanal, për të prodhuar dritë sa për të furnizuar një mulli dhe shtëpinë e mullixhiut. Sot, nëpër botë, i kushtohen filma dokumentarë njerëzve që kanë kontribuar në ruajtjen e një zone natyrore, duke e shndërruar në park të mbrojtur. Por nesër këtu do të bëhet dokumentarë për të treguar se si një qeveri shkatërroi një park natyror të mbrojtur.

Comments

Popular posts from this blog

Guest House Kol Gjoni Lugina e valbones

Hotel Tradita Valbone

Hotel Fusha e Gjese Valbone