Posts

Showing posts from December, 2017

"Iu dogj shtëpia me gjithçka kishte brenda, kryefamiljari i varfër hidhet në Valbonë"

Pasi banesa iu bë shkrumb e hi dhe humbi gjithçka që kishte, një kryefamiljar nga Tropoja ka vendosur t'i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Gent Zalli ishte një nga banorët e pallatit tre katësh që u përfshi nga flakët në një lagje të Bajram Currit në Tropojë. Pasi mbeti mes katër rrugëve, së bashku më familjen, i gjendur në vështirësi, tropojani ka vendosur të vetëflijohet duket u hedhur në lumin e Valbonës. Me sa duket ai ka vendosur t'i japë fund jetës pasi asnjë nga autoritet nuk i ka "shtrirë dorën" e aq më pak t'i siguronte shtëpi. Ngjarja e rëndë erdhi pasi kryetari i Bashkisë së Tropojës nuk e ka vënë "ujin në zjarr" për të ndihmuar familjet që u shpëtuan flakëve, përkundrazi i ka lënë në qiell të hapur. Sipas një burimi pranë redaksisë së "JOQ.al", mësohet se Genti është personi i dytë që vetëvritet për shkak të vendimeve të Kryetarit të Tropojës sepse një tjetër viktimë i ka dhënë fund jetës pasi bashkia e pushoi nga puna. Po

ULËRITËSE/ KJO ËSHTË VALBONA SOT! SHPËRTHEN GAZETARI: JA ÇFARË I KA BËRË BARBARIA, MBAJENI MEND

Image
Këto janë pamjet e betonizimit të perlës së Shqipërisë, Valbonës. Fotot u bënë publike ditën e djeshme nga profesor Ervin Goci ndërsa sot edhe Mentor Kikia, gazetari i njohur jep alarmin për ç’po ndodh në Valbonë. “Mbajeni mend! Nuk është dëmtuar thjeshtë Valbona. Ne kemi hyrë në histori sesi një qeveri ka shkatërruar një mrekulli të natyrës, për interesat e një sipërmarrësi. Nëse HEC-i në Valbonë do të shpëtonte Shqipërinë, atëherë me ndërgjegje të plotë do ti “thonim” Valbonës: Na fal, por na duhet të të bëjmë kurban”, shkruan Kikia. KOMENTI I PLOTË NGA MENTOR KIKIA: Kjo është Valbona sot! Lumi që deri dje nuk gjente qetësi asnjë çast, por vetëm shkumëzonte duke u derdhur nëpër gurë e shkëmbinj. Lumi që ka ujin më të kaltër se qielli në ditët e tij më të pastra. Pra ky lumi që mbajmë mend ne, nuk është më. Ja çfarë i ka bërë barbaria. Nuk është një punë ilegale apo pirate. Eshtë një investim me vendim qeverie. I firmosi Berisha ndërsa kishte prerë biletën e ikjes nga qeveri