GUEST HOUSE (Hani) "KOL GJONI" ndodhet 28 km larg qytetit të Bajram Currit, rreth 1 km larg fshatit Valbonë dhe është 974 metra mbi nivelin e detit. Filloi aktivitetin e saj si shtëpi pritëse që në vitin 1992, ku vizitorët e parë ishin të huaj, më saktë nga Italia. Më pas filluan ta frekuentojnë vizitorë të tjerë nga vende të ndryshme të Europës si: Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Austria, Franca, Anglia dhe shumë vende të tjera. Përgjatë viteve bujtësit sa vinin e shtoheshin, duke përfshirë këtu tashmë edhe turistë shqiptarë. Kjo bujtine tashmë është bërë e njohur si brenda ashtu edhe jashtë vendit për mikpritjen tradicionale shqiptare, për gatimin tradicional me bulmet të zonës, si dhe për vendndodhjen specifike të saj. GUEST HOUSE (Hani) "Kol Gjoni" is located 28 km from the town of Bajram Curri, about 1 km from the village of Valbona and is 974 meters above sea level. Began its activity as a host home in 1992, where the first visitors were foreigners...