"Iu dogj shtëpia me gjithçka kishte brenda, kryefamiljari i varfër hidhet në Valbonë"
Pasi banesa iu bë shkrumb e hi dhe humbi gjithçka që kishte, një kryefamiljar nga Tropoja ka vendosur t'i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Gent Zalli ishte një nga banorët e pallatit tre katësh që u përfshi nga flakët në një lagje të Bajram Currit në Tropojë. Pasi mbeti mes katër rrugëve, së bashku më familjen, i gjendur në vështirësi, tropojani ka vendosur të vetëflijohet duket u hedhur në lumin e Valbonës. Me sa duket ai ka vendosur t'i japë fund jetës pasi asnjë nga autoritet nuk i ka "shtrirë dorën" e aq më pak t'i siguronte shtëpi. Ngjarja e rëndë erdhi pasi kryetari i Bashkisë së Tropojës nuk e ka vënë "ujin në zjarr" për të ndihmuar familjet që u shpëtuan flakëve, përkundrazi i ka lënë në qiell të hapur. Sipas një burimi pranë redaksisë së "JOQ.al", mësohet se Genti është personi i dytë që vetëvritet për shkak të vendimeve të Kryetarit të Tropojës sepse një tjetër viktimë i ka dhënë fund jetës pasi bashkia e pushoi nga puna. Po